“Sabianit i kam bërë bllok, kurse me Arjolën…” Monika tregon çfarë ka ndodhur me miqësitë e “Big Brother VIP”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iliri, Monika, Arjola dhe Sabiani që në javët e parë të “Big Brother VIP” u bënë shumë miq. Ata kalonin shumë kohë bashkë dhe dukej se edhe mosha iu përputhej me karakterin, siç kanë pranuar edhe vetë.

Të gjithë e mbajnë mend skenën e famshme te krevatet kur ata bënin plane rreth nominimeve dhe i quanin banorët e tjerë “dele”. Apo pemën e famshmë të Ilirit në Siçili që është referencë për Donaldin, Semin dhe Kledin. Pakkush mund ta mendohet atëherë se marrëdhëniet mes tyre do kriseshin.

Ishin Monika dhe Iliri ata që gradualisht filluan të kishin grindja duke arritur më pas te debatet me tone të ashpëra, akuza të rënda e shaka fyese. Megjithatë, ata e balanconin raportin e tyre pasi në “Prime” debatonin, e gjatë javës afroheshin e shkëmbenin ironi.

Mirëpo, prishja e raporteve me Ilirin duket se ka sjellë përplasje për Monikën edhe me Arjolën dhe Sabianin. Ky i fundit e quajti aktoren “tradhtare” nga studio e “Big Brother” pak javë më parë, sepse ajo zgjodhi të shpëtonte në zinxhir Beatrix dhe jo Ilirin.

 

 

Ndërkohë, me Arjolën që ka qenë shumë e lidhur brenda shtëpisë, teksa ishin të ftuara pas daljes në “Fan Club” u vu re edhe një krisje mes tyre. Monika i tha Arjolës “Të dua”, por nuk mori asnjë reagim prej saj, qoftë edhe një mimikë.

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Monika tregoi se flet me Arjolën, ndërsa Sabianit i ka bërë bllok.

“Dje kemi fol me Arjolën. I kam thënë “Si je” dhe e kam pyetur për fëmijët. Është bërë një keqkuptim. Jo se nuk flasim apo kemi mëri. Përkundrazi, tek ajo kam gjetur mbështetje sepse ka qenë pranë meje në shumë momente të vështira. E vetmja gjë që mua më ka lënduar ka qenë ajo që më tha Sabiani, “tradhtare”, gjë që përkeqësoi lidhjen tonë dhe dha një mesazh shumë të keq për mua. Sabiani i kam bërë bllok dhe me Sabianin që kam ndenjur pafund e më ka thënë pafund fjalë të mira, të vijë të më thojë këto fjalë? Nuk i takonte. Sot nuk i them asgjë.”-tha ajo.

Lexo edhe :  Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

E për marrëdhënien e shumëpërfolur me Ilirin, Monika sqaroi se është ndjerë e zhgënjyer. Madje sipas saj, lezetin Ilirit ia ka dhënë pikërisht ajo.

“Ilir është strateg. I ka bërë mirë llogaritë. Duhet të kuptoni nëse nuk do i jepte Monika lirinë dhe gëzimit, Iliri do të lante vetëm enët,”– tha në fjalën e saj Monika Lubonja.

Ndërsa e pyetur se kujt ia uron fitoren, Monika mbështeti Donaldin.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV