Djegia e tragetit/ Ende betejë me flakët, tymi “pushton” edhe Borshin, vijojnë kërkimet për të zhdukurit

Prej dy ditësh vijon ende lufta me flakët në tragetin që u përfshi nga zjarri.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në ngushticën mes Shqipërisë dhe ishullit të Korfuzit.

Vijojnë kërkimet edhe për personat që mungojnë në listën e udhëtarëve. Dyshohet se ata ndodheshin në kabinat kamionëve të tyre, në kohën që Euro Ferry Olimpia u përfshi nga flakët.

Trageti ishte nisur nga Igumenica, porti më i madh në Greqinë perëndimore, drejt portit Italian të Brindisit, që ndodhet rreth nëntë orë larg. Trageti është pjesë e flotës së grupit Grimaldi Lines dhe ka një kapacitet deri në 560 pasagjerësh, sipas faqes së internetit të kompanisë.