Luftë në Ukrainë, një tjetër ushtar i vrarë! Presidenti Zelensky: Do ta mbrojmë vendin me apo pa partnerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ushtar i dytë ukrainas është vra në luftimet në territorin separatist të Donbass në Ukrainën Lindore. Lajmin e ka dhënë pak më parë zyrtarët nga Forcat e Armatosura në Kiev.

Ndërkohë që sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është shprehur se “ne do ta mbrojmë vendin tonë me ose pa partnerë”.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se ne nuk kërkojmë donacion. Ky është kontributi juaj për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

Paraditen e sotme ushtria ukrainase bëri me dije se një ushtar u vra nga separatistët pro-rusë sot në mëngjes në Ukrainën lindore, ku dhuna ka ngjallur shqetësimin se mund të jetë shkas për aksionin ushtarak rus. Ushtria ukrainase tha në faqen e saj në Facebook se kishte regjistruar 19 shkelje të armëpushimit nga separatistët që nga fillimi i ditës krahasuar me 66 raste gjatë 24 orëve të mëparshme. Separatistët hapën zjarr në më shumë se 20 vendbanime, duke përdorur artileri të rëndë, të cilat janë ndaluar nga marrëveshjet e Minskut, tha ushtria.

Marrëveshjet e Minskut synojnë t’i japin fund një konflikti 8-vjeçar midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve në lindje të vendit.

Të fundit

Shqipëria, sërish me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të...

Kush po e mban peng Shqipërinë?!

Nga Spartak Ngjela Çfarë do të bëhet për të ardhmen në Shqipëri? Koha në Shqipëri po vërtitet sot rreth ngjarjeve të njëjta dhe kjo ka lejuar...

“Jashtë s`do ja falja”, Gjesti reagon pas goditjes nga Jozi: Dua ti them…

"Dua ti them mamit dhe babit te mos shqetesohen sepse jam mire". Ky ka qene reagimi i pare i Gjestit pas goditjes nga Jozi. Me syrin...

Pse Rama paska hequr dorë nga ‘vjedhja’ e programit të Berishës

Nga Mero Baze Në vitet tetëdhjetë kishte një garë mes një rapsodi të Lezhës dhe një tjetri të Mirditës se kush e bënte tekstin më...

“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, Rama ironizon opozitën me videon e animuar

Kryeministri Rama ka ironizuar sërish opozitën ndërsa nga publikuar një video me titull “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”, teksa i referohet kreut të PD...

Lajme të tjera

Web TV