“Me Ilirin me Donaldin”/ Kënga epike që u bë virale për finalen e “Big Brother VIP” (Video)

Edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania” dhuroi emocione dhe spektakël që me siguri doli edhe përtej parashikimeve të produksionit.

Zhurma e madhe mediatike, por edhe vetë simpatia që publiku fitoi për banorët i dhanë këtij spektakli një tjetër dimension.

Finalja e madhe ishte thuajse e pritshme që në fund të diskutonte çmimin e madh mes Ilirit dhe Donaldit, me dy finalistët që patën një sfidë shumë të ngjeshur dhe të diskutuar mes njëri-tjetrit.

Në fund ishte Iliri ai që mori çekun prej 100 mijë eurosh dhe kjo gjë solli dhe shumë polemika nga mbështetësit e Donaldit.

Megjithatë, në ditën finale nuk munguan as surprizat jashtë shtëpisë.

Këngëtari Gëzim Mustafa, realizoi një duet me mikun e tij Argtim Hyseni ku simbolizohej ‘ndarja’ e shqiptarëve për fituesin e “Big Brother”. Ata i dedikonin vargje Ilirit dhe Donaldit, duke argumentuar pse e meritonin fitoren, ndërkohë edhe këtë herë, nuk ngeli pa u përmendur as Bora Zemani.

@gezim.mustafaa

@argtimhyseni #bigbrotheral #donaldveshaj #ilirshaqiri #albania #kosova #gëzimmustafa #borazemani #përputhen #foryou #viral #tallava

♬ original sound – Gëzim Mustafa