Borrell sheh rrezik për shpërbërjen e Bosnje-Herceovinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i lartë i bllokut evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka tërhequr vërejtjen për mundësinë e shpërbërjes së Bosnje e Hercegovinës.

Ai kërkoi nga ministrat e shteteve anëtare të BE-së që të marrin vendime, për të ndalur krizën e thellë politike në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor.

Këto komente, Borrell i bëri para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, të cilët do të diskutojnë për krizën në Ukrainë dhe për situatën e sigurisë në Bosnje.

“Mos e mohoni rëndësinë e asaj që po ndodh në Bosnje e Hercegovinë. Kjo do të marrë një pjesë të rëndësishme të kohës në takimin tonë sepse retorika nacionaliste dhe separatiste po rritet në Bosnje e Hercegovinë dhe rrezikon stabilitetin e madje edhe integritetin vendit”, tha Borrell.

“Ministrat e BE-së do të duhet të marrin vendim se si të ndalin këtë dinamikë në Bosnje e Hercegovinë dhe të evitojnë që shteti të shpërbëhet në disa copa. Kjo është një situatë kritike dhe ministrat duhet të miratojnë disa vendime për këtë gjë”, tha Borrell.

Në një dokument të përgatitur nga shërbimet e BE-së për takimin e sotëm, është thënë se “kriza politike në Bosnje e Hercegovinë është më e thella që nga përfundimi i luftës më 1995”.

BE-ja pritet sot të diskutojë edhe për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë, të cilët shihen si përgjegjës për rrezikimin e unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

BE-ja s’i përjashton sanksionet ndaj politikanëve të Ballkanit​
Shtetet e Bashkuara veçse kanë vendosur sanksione ndaj liderit të serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik, për përfshirje në korrupsion. Uashingtoni ka thënë se me veprimet e tij për të transferuar disa kompetenca shtetërore në nivelin e entitetit të Republikës Sërpska, Dodik ka minuar stabilitetin e rajonit.

Lexo edhe :  Kushton gjysmë milioni, por u shit menjëherë/ BMW Speedtop mahnit botën

Në dokumentin e përgatitur, po ashtu kërkohet që të ndalen proceset secesioniste në entitetin e serbëve të Bosnjës si dhe të arrihet pajtim për reformën zgjedhore, në mënyrë që zgjedhjet e planifikuara për në vjeshtë, të zhvillohen sipas standardeve evropiane.

Borrell më 20 shkurt kishte ndezur alarmin, pasi nacionalistët kroatë të Bosnjës paralajmëruan se do të prishnin zgjedhjet e ardhshme, dhe do të formonin rajonin e tyre.

Në takimin që mbahet në Bruksel, ministrat e BE-së do të diskutojnë edhe për krizën në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se Rusia ka vendosur që ta pushtojë Ukrainën, teksa ka grumbulluar mbi 150,000 trupa përgjatë kufijve ukrainas. Por, Moska vazhdimisht mohon se ka plane për pushtim./REL

Të fundit

“Do i fus në një dhomë për dy minuta”, Trump zbulon planin Putin-Zelensky

Donald Trump, ka deklaruar se do ta vendosë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në një dhomë me Zelenskyn për...

Zjarret po djegin vendin, raportohen 30 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim të fundit të situatës së krijuar nga vatrat e zjarrit në territorin e vendin. Vihet re një përkeqësim...

Humb jetën nga i nxehti 4-vjeçari, e gjejnë brenda makinës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur javën e kaluar në Olmedo, Itali, ku një djalë 4-vjeçar humbi jetën pasi u gjet pa ndjenja në...

Trump shpall gjendjen e emergjencës, vendos Gardën Kombëtare në Uashington

Donald Trump ka njoftuar vendosjen e Gardës Kombëtare në Uashington. «Do ta shpëtoj kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara nga krimi dhe nga mjerimi», tha ai...

Merkatoja po del dështim! Liverpool 60 mln euro për yllin e Barcelonës

Pavarësisht se ka shpenzuar 300 milionë euro deri tani këtë merkato, Liverpool tregoi dje se ende nuk është gati për sezonin e ri. Ekipi...

Lajme të tjera

Web TV