Presidenti i Malit të Zi: Formimi i qeverisë së pakicës, opsioni më realist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, tha se mendon që opsioni më realist është që të formohet një qeveri e pakicës, duke shtuar se një qeveri teknike do të ishte mundësia e fundit – vetëm nëse dështojnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur krizën politike nëpër të cilën po kalon shteti.

“Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të pakicës, me mund të rikthejmë disa prej zgjidhjeve të mundshme: e para është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe nëse nuk ka zgjidhje, atëherë ne definitivisht do të hynim në skenarin e formimit të një qeverie kalimtare teknike. Kjo qeveri do të kishte vetëm një detyrë – të përditësojë legjislacionin për zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Gjukanoviç për gazetarët në Bruksel.

Idenë e qeverisë së pakicës po e shtyn përpara kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ndërkaq krijimin e një qeverie teknike po e kërkon partia pro-serbe, Fronti Demokratik.

Por, presidenti i Malit të Zi tha se beson se në çdo variant, qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e vazhdimit të kursit politik dhe strategjik që shteti ka pasur në 25 vjetët e fundit.

“As ky eksperiment njëvjeçar nuk vuri në pikëpyetje orientimin strategjik të Malit të Zi”, tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç e quajti eksperiment Qeverinë e ish-kryeministrit, Zdravko Krivokapiç, që u shkarkua nga Kuvendi në fillim të shkrutit.

Krivokapiç u zgjodh në krye të ekzekutivit pas fitores në zgjedhjet e 30 gushtit të vitit 2020 dhe formoi Qeverinë më 4 dhjetor të po atij viti.

Abazoviç e ka përjashtuar mundësinë që Partia Demokratike e Socialistëve – partia e Gjukanoviqit – dhe Fronti Demokratik të jenë pjesë e një qeverie teknike./REL

Të fundit

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do...

Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius...

Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Turqia po përballet me një valë të fuqishme zjarresh që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe të brendshme, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 50,000...

Foto familjare nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Sot u mbajt dita e dytë e takimit BE – Ballkani Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes. Pas përfundimit të takimit liderët që morën pjesë në...

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar...

Lajme të tjera

Web TV