A keni pasur presion për të kaluar VKM për inceneratorët? Agaçi: Do të ishte tejkalim kompetencash nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi gjatë dëshmisë së tij para Komisionit Hetimor për Inceneratorët deklaroi se nuk është përgjegjësi e kryeministrit Rama që të kërkonte informacione për kontratën e koncensionit të inceneratorit të Elbasanit.

Ai theksoi se do të ishte tejkalim kompetencash nga ana kryeministrit, pasi ka institucione të tjera sipas tij që merrem me verifikime.

Agaçi: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë kontratë. Kontrata ka hyrë në fuqi me nënshkrimin e palëve.

Tabaku:
A keni pasur presion nga zoti Rama për ta kaluar këtë?

Agaçi: E konsideroj të përsëritur këtë pyetje. Iu përgjigja dhe do ishte mirë që mos të abuzonit me kohën. Ai vendim është marrë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave. Është një fakt publik që çdo ditë të mërkurë që Këshilli zhvillon mbledhjen javore. Ndodh, siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, e di dhe e kupton se ka raste. Ne kemi dhe një vend pune të përbashkët me Kuvendin. Ky sistem të jep mundësinë që qarkullimi i aktit të jetë më i shpejt. Në momentin që miratohet një projekt-akt, i gjithë sistemi është i lidhur. Doja të dilja te përgjigja tjetër. Aksesi në këtë sistem e kemi nga 2010-ta deri në vijim. Nga një kërkim me kampione në vite ju siguroj që ky sistem ka hyrë në fuqi. Janë me dhjetra vendime që kanë hyrë dhe janë miratuar brenda ditës në këshillin e Ministrave. S’ka asgjë të gabuar. Kur një akt plotëson kriteret që kërkon ai mund të bëhet pjesë e këshillit të ministrave apo të refuzohet, apo të shtyhet për vendimmarrje të mëvonshme.

Tabaku: Nëse një kontratë e miratuar në mënyrë të paligjshme, financimi i saj është i ligjshëm?

Lexo edhe :  Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Agaçi: Do i përgjigjem pjesës së dytë të pyetjes suaj. Kjo dhe në respekt të rregullores, këtë e them dhe për shkak të kompetencave që kam pasur. Do ju ftoja përzemërsisht që t’i përmbaheni objektit të këtij komisioni, pasi çdo deklaratë e bërë nga unë do ishte ndërhyrje në një autonomi të komisionit. Kontrata mori vendimin e duhur, të drejtë me bazë ligjore.

Tabaku: Në media është folur se ish-ministra kanë udhëtuar Kohë më parë me Mërtirin dhe Zoton. E keni informuar zotin Rama?

Agaçi: Jam kërkuar si sekretar i përgjithshëm. Do dëshiroja që pyetet të përqendroheshin brenda kuadrit ligjor.

Tabaku: A keni kërkuar procedurë verifikimi për inspektimin financiar të kontratë koncensionare të Elbasanit? A ka kërkuar inspektim kryeministri?

Agaçi: Fatmirësisht ligjet që ky parlament i nderuar voton apo në vitet e mëparshme, parashikojnë dhe ndajnë kompetencat për institucionet. Kryeministri i ka detyrat e tij në kushtetutë, si dhe institucionet e tjera. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte tejkalim kompetencash. Ka institucione të tjera që bëjnë verifikime.

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV