Engjëll Agaçi dëshmon për inceneratorët: Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt aktin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është paraqitur sot për të dëshmuar para Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Pasi u betua para të pranishmëve, Agaçi pohoi se nuk ka njohje dhe nuk i ka takuar asnjëherë biznesmenët në kërkim, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugalljan. Mes të tjerash ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt aktin.

PJESË NGA DËSHMIA
Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?
Agaçi: Jo!

Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?
Agaçi: Asnjëherë!

Tabaku: Në datën 17 2014, zoti Lefter Koka, i dërgon një shkresë Eduard Ahmetit. Cilat janë masat që janë marrë nga ana juaj në cilësi të sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë pas marrjes së kësaj procedure?

Agaçi: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që më dhatë për të dënë dëshminë time në lidhje me këtë shkresë që është hedhur baltë në media dhe jo ajo që është me fakte në shkresa. Ju falënderoj për pyetjen për të sqaruar atë që ekziston në shkresa. Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë procedurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë. Nuk jam politikan. Ajo që ka më shumë rëndësi për këtë komision hetimor, është se Këshilli i ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale. Ky fakt nuk është propozuar kurrë në Këshillin e Ministrave, Nuk ekziston ky vendim qeverie. Pas miratimit të VKM-ve, ato publikohen në fletoren zyrtare.

Tabaku: Një grup ministrash kanë rënë në parim dakord. Keni dijeni për draftin paraprak?

Agaçi: Më lejoni të saktësoj, që nuk është i vërtetë vendimi që cituat i 2014-ës, që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që e cituat ju. po e saktësoj, vendimi i cili nuk është miratuar asnjëherë në këshillimin e Ministrave, ka pasur për objekt procedurat përkatëse. Ky vendim nuk është miratuar kurrë në Këshillin e Ministrave. Patët fatin dje dhe mundësinë që të dëgjonit dje ish-ministrin e Financave, i cili saktësoi se procesi i financimit të kontratës ka kaluar në një fazë të gjatë mes ministrave. Dua thjesht të përsëris atë çka tha zoti Cani dje duke iu referuar një vendimi të qeverisë së mëparshme.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV