SHBA-të “thyejnë në mes” Rusinë, Biden shpall sanksionet e rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden sapo ka filluar fjalimin para popullit pas agresionit rus ndaj Ukrainës ku dje Putini njohu si të pavarura dy rajonet separatist të Luhanskut dhe Donjeckut, ndërsa sot mori leje nga Duma për dërgimin e ushtrisë jashtë kufijve rus.

“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti.

Kjo ëdhtë një shkelje flagrante e ligjeve ndërkombëtare dhe duhet të marrë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam takuar Putinin para pak më shumë se një muaji dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës. Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë”, tha Biden duke theksuar se duke filluar nga nesër bankat ruse do të ndërpriten nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Po ashtu, Presidenti Biden tha se janë vendosur sanksione ndaj dy bankave ruse si edhe ndaj disa familjeve të pasura në Rusi, të njohura për afrimitetin me regjimin e Putinit.

Më herët, zëdhënësja e Biden, Jen Psaki vlerësoi vendimin e Gjermanisë për të të pezulluar gazsjellësin Nord Stream 2 duke theksuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të shpallen edhe sanksionet e tjera, tashmë nga administrate Biden.

Presidenti amerikan Biden po flet aktualisht pikërisht për këto sanksione.

Të fundit

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Kërkuan pamje filmike në KQZ/ Rama mesazh deputetëve: Mos ndiqni këtë rrugë

Pas kërkesës së Blerina Gjylametit për të kërkuar pamjet të numërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Rama ka kërkuar...

Lajme të tjera

Web TV