Një prej personave i përfshirë në plagosjen e dyfishtë në Mamurras është familjar me një person të njohur për botën e krimit në Shqipëri.
Nga ngjarja e ndodhur në orën 01:45, të plagosur mbetën Andi Skonja 39 vjeç, banues në Durrës, Gentian Diva, 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras.
Ky i fundit raportohet se është vëllai i Enver Divës, i cili është lënë në burg për shkak se akuzohet si i implikuar në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në qytetin e Durrësit më 2020.
Kush është Enver Diva
Enver Diva u arrestua më 17 qershor si bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020.
Bashkë me Besian Xhixhan nga fshati Larushk i Krujës, Diva nga Fushë-Mamurrasi para vrasjes së dyfishtë janë takuar me Nuredin Dumani që dyshohet se është porositësi i ekzekutimit.
Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid. Për këtë arsye, Nuredin Dumani e mori vetë situatën në dorë. Dy ditë pas arrestimit gjykata vendosi masën e arrestit me burg për dy bashkëpunëtorët.