Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rrugës së Radhimës, pranë Jonufrës, ku një automjet është përplasur me një shtyllë betoni.
Sipas dëshmitarëve, shoferi i makinës së aksidentuar ka devijuar makinën për të mos u përplasur me një mjet tjetër.
Si pasojë e goditjes së fortë, kanë mbetur të plagosur dy persona, rreth 30 vjeç. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në gjendje të rëndë në spital.