PE urdhër të prerë UEFA-s për Rusinë: Hiqu finalen e Ligës së Kampioneve dhe ndrysho sponsor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ndërhyn apo jo politika në sport dhe a urdhëron këtë fundit të marrë vendime për interesa madhore? Më sa duket po dhe UEFA po e mëson këtë më së miri pasi shumë shpejt do të duhet të zbatojë urdhrat që i vijnë nga politika.

Një grup eurodeputetësh në Parlamentin Europian i kanë kërkuar presidentit të UEFA-s Aleksander Çeferin si dhe sekretarit Theodor Thodoridhis, që të anulojë finalen e Ligës së Kampioneve që është planifikuar në Shën Petersburg në këtë edicion për ta shpërngulur në një qytet tjetër jashtë Rusisë si pasojë e situatës që po zhvillohet në Ukrainë.

Eurodeputetja gjermane e “Të Gjelbërve”, Viola von Kramon-Taubadel, ka qenë nismëtarja e kësaj shkrese që kërkonte marrjen e masave të menjëhershme.

“Duke parë situatën e rënduar pas njohjes nga ana e putin të republikave separatiste të Donbas dhe pushtimin e trupave ruse në Ukrainë, është e qartë se qyteti i Shën Petersburgut nuk mund të presë finalen e Ligës së Kampioneve më 28 maj”, shkruhej në këtë letër që ngjan më shumë si një urdhër sesa një sugjerim. Kjo, pasi përveçse i kërkohet UEFA-s që të zgjedhë një qytet alternativ, i bëhet e qartë që të mos marrë në konsideratë qytete të tjera ruse.

 

 

Eurodeputetët gjithashtu kanë kërkuar që UEFA të ndërpresë edhe marrëveshjen e sponsorizimit të kompanisë “Gazprom”, e cila që nga viti 2012 është një nga sponsorët kryesorë të Ligës së Kampioneve. Tani mbetet të shihet si do të reagoj Çeferin, ndërsa nga organizata që ai drejton, komenti i vetëm ka qenë se “po monitoron nga afër situatë dhe çdo vendim do të merret kur dhe nëse do të jetë e nevojshme”, por duke shtuar se “për momentin nuk ka plane për ndryshim”.

Lexo edhe :  Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

PANORAMASPORT.AL

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV