Përfundon pas 10 orësh dëshmia e Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët: Ju jeni një trup i madh aritmetik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 10 orësh, është mbyllur dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin hetimor për Inceneratorët. Kjo dëshmi u mbyll me debate të ashpra mes Ramës dhe kryetares së Komisionit, Jorida Tabakut.

Debati:

Rama: 30.6 mln dhe 24.7 sipas aritmetikës sime bëjnë 55.3 mln që janë investimet nga buxheti i shtetit për impiantin e Elbasanit dhe për impiantin e Fierit. Janë investime të atyre fabrikave atje dhe që i merr bashkia. Koncesioni i Tiranës është investim i privatit dhe paguhet për ton çdo njësi që çon mbetjet atje, 29 euro për ton, më e lira në europë. Deri tani janë paguar 36.2 mln. Kalkulimi nuk është 100 mln por 86.9, totali i parave të shpenzuara për këto. ka patu shkelje a korrupsion, këto janë çështje të SPAK, kush i ka bërë të shkojë atje ku ka vendin, skam punë unë. Si është e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në vitin 247 për të vazhduar të bëjë këto pagesa që Tirana, Kavaja, Shijaku, Durrësi, Kamza, Kruja e Vora të çojë plehra atje, ju e quani vjhedhje shekullit. Si mundet ju me çfarë logjike me çfarë teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mln dhe jua keni bërë shqiptarëve sikur u jan ëmarrë atyre nga kopshte e çerdhet në një kohë kur këto nuk janë para që nuk i janë marrë askujt dhe janë angazhim deri në 2047. Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri? Nga dalin 430 mln?

Tabaku: Ju po thoni që PD dhe unë qenkemi kaq të zotë e paske super propagandë dhe i kemi mbush mendjen shqiptarëve. Sot nuk ka shqiptar që nuk e beson që veç të sotmes, ke koncensionuar të ardhmen.

Lexo edhe :  Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

Rama: Koncensionimi i të ardhmes është temë tjetër.

Tabaku: Tre kontrata koncensionare i janë dhënë 3 personave në kërkim, para që po përdoren për të paguar veten. Uën ju pyeta për pronarët përfitues.

Rama: Ju shqiptarëve i keni thënë organizata kriminale ka grabitur 430 mln. Po dherat 45 mln, më dhe fjalën. Ju jeni një turp aritmetik dhe katastrofë morale ambulante që lëviz në Shqipëri

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV