Rama ironizon pyetjet e Tabakut: U bë si Big Brother kjo seanca e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Komisionit Hetimor për Inceneratorët, teksa Jorida Tabaku lexonte pyetjen e 42.

Ai theksoi se kjo seancë e fundit e këtij komisioni u bë i Big Brother, ku gjithçka do të merret vesh në fund. Mes të tjerash ai tha se kërkon lekët, se ku kanë shkuar 430 milionë eurot.

“Karrigen ta dhashë unë, detyrën tani duhet të jesh i zoti ta mbash. Tani duhet të ndahet individualja nga kolektivja. Po jam shumë kënaq për revolucionin që po bëjmë për të pastruar Shqipërinë. E ke parasysh se si e gjetëm Shqipërinë. 50% e territorit të Shqipërisë mbulohej me shërbim, nuk kishin mbledhje plehrash. Në vendin tonë kishte vetëm 2 vende depozitimi i mbetjeve. Bushati dhe Shara. Ti e di se si e latë Sharrës, se ke qenë nënkryetarja e Sharrës. Sharra siç e latë ju, një kolaps total dhe vjen ti nënkryetarja e kësaj share dhe më thua mua; a ndjen ti përgjegjësi? A ndjen përgjegjësi ti se ai flitë gjumë dhe ti bëje detyrën e tij?! U bë si Big Brother kjo seanca e fundit, në fund do të merret vesh. nëse do të gërmoni në Bashkinë e Tiranës, do të gjeni shkresa të kohës tuaj, por edhe të mijat, ma ha mendja. S’kam parasysh ndonjë gjë konkrete, ku kryetari i bashkisë në përgjigje të interesimit, qoftë informal, pra bëjmë një takim, vjen një grup, apo çon dikë…. Do më dëgjoni a po jo, mos shihni telefonin. Po të flasim bashkë do i shkojmë të vërtetës më afër se sa me pyetjet që çon Andi Bushati. Jeni si klubi i analfabetizmit. kryetari i Bashkisë është një entitet i zgjedhur, ai angazhon bashkinë. Dhe mesa unë e pashë, e ndoqa pak dje atë ndërveprim që bëtë, do të ishte mirë që atë të dherave mos ta harronit, se dhe unë kisha një fjalë për ato historitë lokale se kush i ka dherat. Nëse ju më jepni, prit pra… nëse me jepni shkresën ku kryetari i Bashkisë angazhon fonde pa Këshillin Bashkiak, atëherë jemi në diskutim tjetër. Kryetari i Bashkisë që të thotë se; jemi të interesuar për këtë çështje, patjetër do e thotë. Ai mjeshtri që erdhi pas meje nuk çonte shkresë pa i ardhur lekët. Ai thoshte; po, 37 euro, pastaj hajde flasim. Kryetari i bashkisë arrinte aty sa bënte momo dhe ia thoshte qeverisë; hajde më jep 37 euro. Unë nuk jam këtu për letra, unë jam për lekët. dua 430 mln euro. Ose mua mi kanë marrë, ose po bëjnë hajgare me popullin shqiptar. Aty e kam mendjen. Ku janë 430 mln eurot. Ku janë?!”, tha Rama.

Të fundit

A do të largohesh nga pushteti? Përgjigjet Rama!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend...

Goditje e madhe për Kombëtaren, Mario Mitaj lëndohet tek Al-Ittihad

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të...

Dieta shumëngjyrëshe që ju ndihmon për të forcuar imunitetin

Ndërkohë që sezoni i gripit dhe i ftohjes vazhdon, është mirë të dihet se ajo çfarë hani ndihmon sistemin imunitar të luftojë kollën, teshtimat...

Zyrtare/ Marcelo var këpucët në “gozhdë” pas 20 vitesh futboll të luajtur

Marcelo var këpucët në gozhdë pas 20 vitesh në futboll. Ish-mbrojtësi brazilian e njoftoi vendimin këtë të enjte. 36-vjeçari poston një video në rrjetet sociale...

T’i bëni ‘screenshot’ bisedave në WhatsApp do jetë e rrezikshme?!

"WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit”. Ky...

Lajme të tjera

Web TV