Spanja promovon miqësoren me Shqipërinë, ja spoti i veçantë për miqësoren e marsit (Video)

Federata e Spanjës ka publikuar një video promocionale për të prezantuar zhvillimin e miqësores me Shqipërinë në Barcelonë.

Një takim i veçantë ky edhe për andaluzianët, që pas 18 viteve do të kthehen të luajnë në Barcelonë.

Stadiumi i Espanjolit do të mirëpresë kuqezinjtë, prandaj Federata e Spanjës ka krijuar edhe një video promocionale për të treguar rëndësinë e madhe që ka zhvillimi i miqësores në Barcelonë.

“Ua kishim borxh”, është motoja që paraprin këtë video, ndërsa ndër të tjera shkruhet: “Ua kishim borxh dhe më në fund do të jetë realitet. Kombëtarja jonë e futbollit do të kthehet në Barcelonë. Duhet ta shijojmë së bashku. Është një rast i veçantë”, thuhet në video.

https://twitter.com/i/status/1495852964900184066