“Bota mund dhe duhet ta ndalë Putin”, MEPJ e Ukrainës: Do mbrohemi e do të fitojmë!

Ka reaguar ministria e Jashtme e Ukrainës, pas sulmeve me raketa nga ana e Rusisë.

Sipas tyre, bota mund dhe duhet të ndalë Putinin.

“Putin sulmoi, por askush nuk po ikën. Po luftojmë, do mbrohemi e do të fitojmë. Bota mund dhe duhet ta ndalë Putin”, thuhet në reagimin e ministrisë së Jashtme ukrainase.