Ministrja Xhaçka e ashpër me Rusinë: Dënojmë sulmet, rrezikohet jeta e miliona njerëzve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me sulmet ruse ndaj Ukrainës.

Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka deklaron se Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se ky sulm rrezikon jetën e milion njerëzve të pafajshëm.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprovokuar ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Ky sulm rrezikon jetën e miliona njerëzve të pafajshëm, minon themelet e rendit ndërkombëtar dhe shkel Kartën e OKB-së.”- shkruan Xhaçka.