Moti për sot, 25 shkurt 2022

Vendi ynë edhe për ditën e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët  me vranësira te pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 1 dhe 2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit do të jenë: në bregdet  7 deri në 14 °C, në vendet e ulëta 7 deri në 15 °C dhe në vendet malore 4 deri në 13 °C.