“Po përpiqeshin të më vrisnin”, Britney Spears hedh akuza të forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears u zotua të padisë ish-kompaninë e saj të menaxhimit të biznesit, duke thënë se u përpoqën ta vrisnin. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, këngëtarja me famë botërore bëri disa pretendime bombë kundër kreut të grupit të TriStar, Lou Taylor dhe ish-menaxheres së saj Robin Greenhill.

Spears pretendoi se babai i saj, Jamie Spears, adhuronte si themeluesen e Tri Star ashtu dhe bashkëpunëtoren e saj, Robin Greenhill. “Unë mendoj se ata po përpiqeshin të më vrisnin … Unë ende sot e kësaj dite besoj se kjo është pikërisht ajo që ata po përpiqeshin të bënin.”, ka shkruar këngëtarja.

Babai i saj punësoi Tri Star për menaxhimin e pasurisë së këngëtares menjëherë sapo nënshkroi marrëveshjen për kujdestarinë në vitin 2008. Kompania punoi me këngëtaren e ‘Toxic’ për më shumë se një dekadë përpara se të tërhiqej në vjeshtën e vitit 2020. Gjykata i dha fund kujdestarisë në nëntor 2021 pasi Britney akuzoi babain dhe menaxherët për abuzim.

Avokati i Taylor, Charles Harder, tha në një deklaratë për Page Six se pretendimet e Britney në Instagram ishin “tërësisht të rreme, si dhe shumë fyese, të dëmshme dhe të papranueshme”.

Të fundit

Meloni kërkon rishikimin e “modelit të Shqipërisë”

Planet e dëbimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni nuk funksionojnë: kampet italiane në Shqipëri janë bosh. Roma tani po...

Veliaj mbeti në burg, Rama: Tani u njoftëm një çik si shumë, kush do e drejtojë Tiranën?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj Rama: Të mos bëj unë një kërkesë të tillë për standardet demokratike?!  Kur...

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit...

“Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

“Tek historia gjenden sekeretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi...

Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe ushte...

Lajme të tjera

Web TV