Fshehu dënimin për vjedhje në Angli? KQZ i kërkon Prokurorisë verifikim të thelluar për kandidatin e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Partia Demokratike i kërkoi verifikimin e kandidatit të Sali Berishës për bashkinë e Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit pasi dyshohet se ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji, KQZ i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon verifikim të thelluar.

KQZ shkruan se z. Bano ka deklaruar se ka ndërruar datën dhe vendin e lindjes dhe është shprehur gjithashtu në formularin e dekriminalizimit se ka jetuar në Rumani, Angli e Itali. Dhe për të gjitha këto kërkon verifikim nga Prokuroria e Përgjithshme.
“Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetedeklarimit të z. Elton Ilir Bano, rezulton se ka deklaruar: Ne rubrikën I. TË DHËNA PERSONALE”, PIKA B, “Gjenealitete të mëparshme” të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar gjenealitetet e tij dhe është shprehur se se ka ndryshuar datelindjen nga “24.01.1981” në “24.07.1978” dhe vendlindjen nga “Prishtinë, Kosove” në “Lushnje”.

Pyetjes 8, A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit te Republikës së Shqipërisë për me shumë se 1 muaj? subjekti vetëdeklarues është përgjigjur “po” duke deklaruar se: Ne periudhën Nentor 1996- Shkurt 1997, ka jetuar në Bukuresht, Rumani, për arsye studim gjuhe. • Ne periudhën Korrik 1998 Shtator 2000, ka jetuar në Londër, Angli, për arsye emigracioni. Në periudhën Qershor 2020-Qershor 2021, ka jetuar në Rome, Itali, per arsye probleme shendetsore familjare”.

Të fundit

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, sa do të shënojë termometri ditën e diel

Ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Jahti luksoz i Abdullah bin Zayed Al Nahyan ankorohet në Dhërmi!

Ditën e sotme, jahti luksoz Opera në pronësi të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan,  Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe...

Momente dramatike në futboll, tifozët sulmojnë me fishekzjarre lojtarët në fushë

Futbolli bëhet gjithnjë e më i dhunshëm në shkallët e stadiumeve. Momente dramatike në fund të ndeshjes së futbollit bolivian midis The Strongest dhe Blooming. Në fishkëllimën...

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen banesat dhe varrezat

Një vatër e madhe zjarri është ndezur mbrëmjen e sotme në fshatin Bolenë, duke rrezikuar seriozisht banesat dhe varrezat e fshatit. Flakët, të favorizuara nga...

“Bëra detyrën, nuk jam hero”, flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë

Një ditë pas aksidentit të rëndë në vendin e quajtur “ Qafa e Koshovicës” , polici i qarkullimit Klajdi Mustaj rrëfen momentet ku rastësisht...

Lajme të tjera

Web TV