Policia e Kosovës rriti sigurinë në kufi/ Reagojnë serbët: Mos na provokoni!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi policia e Kosovës njoftoi ditën e sotme se ka dërguar “pajisje logjistike dhe kontejnerë” në vendkalimin kufitar Bërnjak, të cilat, siç tha, do t’i shërbejnë policisë kufitare, ka ardhur dhe reagimi nga pala serbe.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, në një deklaratë shprehet se Policia e Kosovës, 80 metra nga vendkalimi në Bërnjak, ka sjellë “makineri të rënda dhe njerëz” me “pretekstin e forcimit të postbllokut policor në vendkalim”.

“Veprime të tilla të njëanshme dhe të papërgjegjshme të Prishtinës kanë vetëm një qëllim: të provokojnë një destabilizim të ri të situatës në terren, në një moment shumë të ndjeshëm për sigurinë, me të cilin po përballet e gjithë bota”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ajo tha se i bën thirrje Prishtinës që të mos e provokojë Beogradin dhe serbët në Kosovë dhe të mos rrezikojë paqen dhe sigurinë, duke shkelur marrëveshjen.

Dy pikat kufitare me Serbinë në veri të Kosovës – Jarina dhe Bërnjaku – u bllokuan nga serbët lokalë për dy javë në shtator të vitit të kaluar.

Kjo ndodhi për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të vendosur masa reciprociteti ndaj automjeteve me targa të Serbisë.

Kosova dhe Serbia më pas gjetën një zgjidhje të përkohshme përmes Bashkimit Evropian.

Dy vendet vendosën t’i mbulojnë simbolet shtetërore në targa deri në një zgjidhje përfundimtare.

Kosova dhe Serbia kanë më shumë se një dekadë që zhvillojnë negociata për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e BE-së. Teksa me përshkallëzimin e konfliktit Rusi-Ukrainë, edhe në Ballkan është rritur frika për tensionimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve.

Lexo edhe :  Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Pas sulmeve ruse, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri albin kurti njoftuan se Kosova ka marrë masa shtesë për ti paraprirë çdo situate, teksa njoftuan se kanë zhvilluar takime me përfaqësues të mekanizmave të sigurisë – vendorë e ndërkombëtarë – por nuk u dhanë detaje as për takimet, as për masat.

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV