U largua nga SWIFT/ Ja sa banka ruse do të bllokohen nga sanksionet e Perëndimit

Më shumë se gjysma e rezervave të bankës qendrore të Rusisë do të bllokohen si pjesë e sanksioneve të reja të BE-së kundër vendit, njoftoi të dielën kryediplomati i BE-së Josep Borrell.

Duke folur së bashku me shefen e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen në Bruksel, Borrell tha më vonë të dielën se do të sigurojë miratimin politik të 27 vendeve anëtare të BE-së për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.