Presidenti Zelensky: Ukrainën e presin 24 orë kritike, luftimet po vazhdojnë në të gjithë vendin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke vazhduar në të gjithë vendin. Zelensky i bëri komentet gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson. Johnson lavdëroi udhëheqjen e Zelenskyt derisa vendi i tij po lufton me forcat pushtuese ruse. Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të bëjë gjithçka të mundur, për të siguruar që ndihma mbrojtëse nga Britania dhe aleatët e saj të arrijë në Ukrainë. Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbeten në kontakt të afërt. Gjatë natës së shkuar u dëgjuan disa shpërthime në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, dhe zonat përreth. Ushtria ukrainase tha se trupat e saj arritën të zmbrapsin disa sulme të ushtarëve rusë, që përpiqeshin të sulmonin periferitë e Kievit. “Ne treguam se mund ta mbrojmë shtëpinë tonë nga mysafirët e paftuar”, tha komandanti i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjeneral kolonel Alexander Syrsky.

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV