Rovena Stefa për Ukrainën: Kanë mbështetur Serbinë gjatë luftës në Kosovë dhe kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej ditësh Ukraina po përballet me situatë lufte përball shtetit fqinj, Rusisë. Edhe sot, kur ukrainasit janë në ditën e pestë kundër agresionit rus, situata po vazhdon të jetë e ngjashme. Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga humbjet e jetëve të njerëzve, po ashtu dëmet e mëdha material.

Populli ukrainas kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Përveç shteteve më të fuqishme dhe liderëve botëror, edhe emra të njohur nga skena e artit kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin ukrainas.

Kjo përkrahje morale nuk ka munguar as nga artistë të ndryshme në vend, por kështu nuk ka vepruar këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rovena Stefa.

Përmes një statusi në InstaStory, Rovena ka dalë kundër kësaj, duke thënë se Ukraina ka mbështetur Serbinë në luftën kundër Kosovës dhe gjithashtu është kundër pavarësisë.

“Ukraina ka mbështetur Serbinë e Slobodan Milosevicit në luftën kundër Kosovës në vitin 98/99, dhe ka dërguar mercenar për ta luftuar popullin shqiptar. Ukraina e ka mbështet me ushtri Maqedoninë kundër UÇK-së dhe shqiptarëve autokton. Ukraina e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Rovena në postim.

Të fundit

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me...

Trump i hoqi, universiteti i Hong Kongut mirëpret studentët e Harvardit

Hong Kongu ka thënë se do t'i hapë universitetet e tij për më shumë studentë ndërkombëtarë, duke theksuar ata që janë prekur nga masa...

Dështon Bayern, talenti Florian Wirtz zgjedh klubin e madh anglez

Florian Wirtz ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Mesfushori me tipare sulmuese i Bayer Leverkusen, një nga emrat më të përfolur të...

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të lartë, krimit të organizuar dhe...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Lajme të tjera

Web TV