Pas paralajmërimit, forcat ruse vendosin në shënjestër objektivat në Kiev, goditet kulla televizive (Video)

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko konfirmoi se kulla televizive e kryeqytetit është sulmuar, duke ndërprerë potencialisht sinjalin e saj.

Ndërkohë është e paqartë nëse kulla është goditur drejtpërdrejt.

 

 

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi banorët e Kievit se po përgatitej të godiste objektivat në kryeqytet.