Aksident me vdekje në Durrës/ Mjeti përplas 3 këmbësorët, humb jetën një grua

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Qerret-Durrës, ku një mjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Durrës/Informacion paraprak:

Rreth orës 18:40, në aksin rrugor Qerret Durrës, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 shtetas këmbësor ende të pa identifikuar. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 shtetasit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.