‘Putin nuk është Rusi’, Navalny thirrje nga burgu: Të mos bëhemi komb i frikësuar dhe i heshtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Putin nuk është Rusi”, ka qenë kjo deklarata e opozitarit rus, Alexei Navalny nga qelia e burgut për sulmin rus në Ukrainë.

Ai e ka dhënë këtë deklaratë përmes Tiwtter, ndërsa shtoi se protestat dhe demonstrata e përditshme duhet të vazhdojnë në të gjithë Rusinë dhe më gjerë.

Navalny ka kaluar një vit pas hekurave pasi i mbijetoi një sulmi helmues për të cilin fajëson Kremlinin. Muajin e kaluar ai doli në gjyq me akuza të reja që mund të rrisin kohën e tij të burgut për më shumë se një dekadë.

“Ne, Rusia, duam të jemi një komb i paqes. Mjerisht, pak njerëz do të na quajnë kështu tani,” shkruan ai nga burgu i sigurisë maksimale në lindje të Moskës ku është i burgosur.

“Rusët të paktën të mos bëhen një komb njerëzish të frikësuar të heshtur që bëjnë sikur nuk e vënë re luftën”, tha ai.

“Është dekada e tretë e shekullit të 21-të dhe ne po shohim lajme për njerëz që digjen në tanke dhe shtëpi të bombarduara. Ne po shikojmë kërcënimet reale për të nisur një luftë bërthamore në televizorët tanë”, shtoi ai.

Të fundit

Stuhia e fuqishme godet Greqinë, dëme në bujqësi dhe dhjetëra fshatra pa energji

Stuhia e fuqishme që goditi Greqinë perëndimore la pas shkatërrime të mëdha në disa qytete, me dëmet më të...

KQZ drejt vakancave, Kuvendi zgjedh anëtarët e rinj deri më 5 tetor

Kuvendi i ri, që pritet të konstituohet brenda 2 javësh, mes të tjerash duhet ta nisë punën me zgjedhjen e 5 anëtarëve të rinj...

Mbi 600 viktima nga tërmeti në Afganistan, dhjetëra shtëpi nën rrënoja

Më shumë se 600 persona dyshohet se kanë vdekur dhe mbi 1,300 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm...

Rama ndan pamje nga bukuritë e Lëpushës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka nisur muajin shtator me një mesazh reflektues dhe frymëzues për qytetarët, të shoqëruar me pamje piktoreske nga fshati malor i...

Skandal në Serbi, qeveria shndërron universitetin në kazermë policore

Një tjetër akt autoritar i regjimit të Aleksandër Vuçiçit ka ndezur zemërimin e studentëve dhe qytetarëve në Novi Sad. Studentët e Fakultetit të Filozofisë...

Lajme të tjera

Web TV