U pezullua nga detyra, Armand Duka: T’i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armand Duka, i cili dy ditë më parë u pezullua nga Gjykata si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, në fjalën e tij Asamblenë sot tha se inatet e mllefet duhet të lihen mënjanë. Ai u shpreh se konfliktet duhet të zgjidhen me dialog dhe se e shkuara duhet të lihet pas e të fillojë e ardhmja.

“Kemi punuar e kemi gjetur rrugët jo vetëm për të mbajtur gjallë lojën më të bukur në botë, por edhe për ta çuar para atë. Shumë projekte janë marrë gjatë kësaj periudhe e do të merren edhe të tjerë në vazhdim. Për të gjitha vështirësitë për të ecur përpara kapërcehen me vullnet e qetësi. Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, unë gjeta se çfarë duhet ët zgjedhim dhe ka lidhje me zhvillimin e futbollit shqiptarë. T’i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur. Ne pavarësisht se çfarë ndodh brenda e jashtë nesh, duhet të shohim përpara, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së kaluar. Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja, siç i takon shtëpisë sonë, ku gjithçka zgjidhet me mirëkuptim, jo gjyqe e penalitete. Duke reaguam në lidhje me këtë situatë, ju kërkoj bashkim, kontribut dhe dashuri për këtë lojë”, tha ai.

Asambleja e FSHF-s ka vendosur sot shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kreun e Federatës, duke caktuar datën 15 mars për zhvillimin e tyre.

Të fundit

Pse mallrat po pësojnë luhatje të mëdha dhe të shpejta të çmimeve

Tommy Norris, një personazh i filmit “Landman” i luajtur nga Billy Bob Thornton, është një ekspert i industrisë së...

Dhunoi bashkëshorten dhe mbante armë pa leje, arrestohet 24-vjeçari në Devoll

Një ngjarje kriminale e mundshme është parandaluar në fshatin Tren, Devoll, pas ndërhyrjes së shpejtë të Policisë. Pas denoncimit të një 19-vjeçareje se bashkëshorti...

Qëlloi me çifte kuajt, policia nis hetim ndaj 55-vjeçarit, i sekuestrohet edhe arma

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e dyshuar që ka qëlluar me çifte ndaj kuajve në zonën e Llogarasë në Vlorë. Uniformat blu kanë nisur...

1987/ Masakra e Hoddle Street, 19-vjeçari Julian Knight, terror ndaj kalimtarëve

Më 9 gusht 1987, qyteti i Melbourne, Australi, u trondit nga një nga ngjarjet më të rënda në historinë kriminale të vendit: masakra në...

Polici ‘hero’ shpëton 3 të plagosurit në Fier, i akordohet certifikata e lartë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar punonjësit të Policisë Rrugore, Klajdi Mustaj, Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV