Donaldi mban fjalën, i dhuron familjes së Adem Jasharit portretin (Video)

Donald Veshaj ka bërë një gjest tepër të veçantë. Ai ka mbajtur fjalën e dhënë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Aktori së bashku me familjen e tij kanë takuar familjen e heroit Adem Jasharit dhe i ka dhuruar portretin që ai pikturoi në shtëpinë e famshme.

Gjithashtu, Donaldi ka shkuar edhe te varri i heroit kombëtar, ku ka bërë homazhe.

Ky gjest i aktorit është vlerësuar shumë nga familja Jashari, të cilët i kanë dhënë edhe një dhuratë simbolike.

“BAC U KRY! Përjetësisht mirënjohës Familjes Jashari!”, ka shkruar Veshaj krahas pamjeve nga ky moment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ? ARTIST (@donaldveshaj)