Blendi Fevziu publikon foton e pazakontë nga fronti i luftës: Jam zënë rob në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ka publikuar një foto komike në rrjetin social facebook, duke dhënë kështu edhe një mesazh për luftën Rusi-Ukrainë.

Ai ndodhet për një vizitë prej disa ditësh në Ukrainë, ku ka parë edhe nga afër sesi është situata nga bombardimet ruse.

Por, në rrjetet sociale nuk kanë munguar edhe memet me Fevziun, të cilat ai i merr me sportivitet dhe i shpërndan në llogarinë e tij.

“Më në fund mora vesh nga lajmet që jam zënë rob në Ukrainë”, shkruan Fevziu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Me ne fund mora vesh nga lajmet qe jam zene rob ne Ukraine. Sic e shihni barku nuk le fare vend per performance ushtarake. Pa llogarit mungesen e flokeve qe ben te te thaje koka nga i ftohti. Gjithsesi zgjidhja me e mire e luftes do kishte qene qe ruset te dorezonin vertet armet dhe te refuzonin te luftonin kunder nje vendi me te cilin kane qene per vite vellezer dhe ndaj te cilit po kryejne nje agresion duke shkelur cdo traktat dhe te drejte nderkombetare. Dhe duke marre njekohesisht ne qafe edhe miliona ruse te thjeshte qe jane kunder kesaj lufte. #freeukraine”

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV