Brenda “Kolonës zanore”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kliton Nesturi

Fati i njëvepre letrare është i pandashëm nga fati i autorit apo sutores të saj, ose më saktë i periudhave nëpër të cilat kalon procesi i jetës së tij apo të saj. Janë pikërisht këto peiudha ku ndeshen fort errësira dhe drita, zhgënjimi dhe shpresa, dëshpërimi dhe besimi në triumf, ku vdekja dhe jeta përleshen aq fort, sa ndoshta asnjëherë më parë. E rëndësishme për autorin është që vazhdimisht të gjejë dhe të shohi dritën në fund të tunelit, burimin e jetës që vazhdon. E gjitha kjo refletohet në veprën e shkruar, në ngjarjet dhe personazhet që hyjnë tashmë në fondin e letërsisë, duke dalë prej anonimatit për të rendur në botën e përjetëshme të artit. E veçanta e tyre ështëforma dhe gjuha me të cilën ata vijnë përballen dhe rrinë me ne, lexuesit e tyre.

Të gjitha këto mu ndërmendën ndërsa lexova romanin “Kolonë zanore” të Rezarta Reçit. Shtrirë në një rrafsh horizontal,  qysh në krye përballesh me një vepër e cila të fut në botën magjike të dashurisë, duke të futur në një pështjellim tëëmbël. ”Kolonë zanore”, nuk ka një ngjarje të fortë dhe solide nëpër të cilën të shtjellohet vepra, por ajo mbështet mbi tre linja ekzistenciale, ku secili personazh ka ngjarjen dhe identitetin e tij.

Si rrallë në letërsi, nuk kemi një personazh kryesor,rreth së cilit ngrihet dhe pështillet gjithçka, por kemi një grup-ansambël të vogël personazhesh, të cilët janë të gjithë të barabartë në rëndësi dhe peshë, çka i jep veprës më shumë intensitet, larmi dhe forcë , e duka na kujtuar në një mënyrë dramën e Luixhi Pirandelos “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin.” Jetë që pështjellohen jo thjesht në kufijtë e ekzistencës, por në përjekjen për të rendur drejt dashurisë, energjisë pozitive dhe identitetit, tre gjërat kryesore mbi të cilat mbështet dhe duhet të mbështetet jeta njerëzore. Duke rendur nëpër ngjarje, befas të kujtohet një varg i famshëm i Brehtit: “Aty ku nuk ka dashuri, fjalën “Jetë” mos e fol”. Brenda në “Kolonë zanore”, nuk shohim vetëm një ngjyrë, fjala bie rozë apo të kuqe (meqë po flasim për dashurinë), por një larmi ngjyrash, të cilat duke u lidhur me mënyrën e përshkrimit, japin tonalitete tëëmbla, dhe pa shumë zhurmë sjellin një triumf të dashurisë mbi ndarjen, të vazhdimësisë mbi vdekjen. Një nga meritat e Rezarta Reçit në këtë vepër është se ka ditur të ndërtojë me shumë finesë marrëdhëniet dhe kontradiktat e personazheve, duke i dhënë përplasjet e tyre në një rrafsh më shumë të thellë shpirtëror dhe emocional, se sa fizik dhe të dukshëm. Është njëjtë me rrjedhjen e lumit, i cili në sipërfaqe është i qetë, ndërsa në brendësi të tij rrymat dhe shtejllat përplasen fort me njëra-tjetrën. Kjo e bën autoren të dëshmohet si një njohëse e botës së brendëshme tëpersonazheve që përshkruan. Në ndërtimin e persoazheve spikat një realizëm i admirueshëm, aq sa të duket sikur ata janë vërtetë real dhe jetojnë pranë nesh.

Lexo edhe :  Majkëll Xhekson, kur u shua një yll që ndriçonte më shumë se muzika

Nëpër faqet e “Kolonës zanore” e vetmja filozofi që shpërfaqet është ajo e dashurisë për jetën. Askush nuk duhet të mendojë se “Kolonë zanore” është një roman “soft”. Përkundrazi, brenda ndërtimit, ngjarjeve dhe gjuhës së personazheve ka aq dramë, sa po ta shohësh thellë, të trondit. Prerjet vertikale që autorja kryen me mjaft finesë në thellësi të personazheve të saj arrijnë të na japin karaktere të spikatura. Ka shumë dramë në këtë libër. Secili personazh e do ekzistencën sipas mënyrës së tij, por në fund të gjithë i bashkon energjia dhe dashuria. Dhe jeta vazhdon…

Të fundit

Fshehu pasurinë, Apeli i GJKKO jep 100 orë punë publike ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë vendimin lidhur me ankimimin e ish-gjyqtarit Guxim Zenelaj. Ky i fundit ankimoi vendimin e GJKKO-së...

“Bashkëpunove me Milosheviçin”/ Balla se kursen Berishën, ‘ia plas në sy’ skandalet

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, në përgjigje të akuzave të opozitës për manipulim zgjedhor, në një replikë të drejtpërdrejtë në Kuvend, tha se nuk...

Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile: Nëse nuk shpallen zgjedhjet…

Nëse Qeveria e Serbisë nuk i shpall zgjedhjet e parakohshme parlamentare deri në mbrëmjen e 28 qershorit, “qytetarët do të jenë të gatshëm t’i...

Nuk e fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë/ Ndahet nga jeta mjekja e njohur e QSUNT

Mjekja anesteziste-reanimatore pranë Klinikës së Parë të Kirurgjisë, QSUNT, Nertila Kodra është ndarë nga jeta. Mjekja nuk ka mundur dot ta fitojë dot betejën me...

 Grand Prix i parë automobilistik në histori, garat që u zhvilluan në Francë

26 dhe 27 qershor 1906 Më 26 dhe 27 qershor 1906, u mbajt Grand Prix de l’Automobile Club de France, i njohur ndryshe si Grand...

Lajme të tjera

Web TV