Sot heshtje zgjedhore, nesër qytetarët u drejtohen kutive të votimit në 6 bashki të vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot heshtje zgjedhore! Pas 2 javëve fushatë, e përmbyllur një mbrëmje më parë, e shtuna shënon heshtje zgjedhore për të gjitha palët politike, që garojnë këtë 6 mars për 6 bashkitë.

654,538 shtetas shqiptarë me të drejtë vote do i drejtohen kutive të votimit më 6 mars për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Shkodër, Dibër dhe Durrës mes kandidatëve të PS, PD e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, të cilët do të kenë një mandat 1-vjeçar. Janë 10,134 zgjedhës që votojnë për herë të parë, ndërsa 135 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit. Në të 6 bashkitë do të jenë 941 qendra votimit që do të jenë të hapura nga ora 07:00-19:00.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jetë identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë votimi dhe numërimi do të jetë elektronik ku rezultati do të bëhet me dije menjëherë pas zgjedhjeve. Për pesë bashkitë e tjera, rezultati pritet të dalë brenda 48 orëve. Zgjedhjet e pjesshme vendore u dekretuan nga Presidenti Meta më 20 janar të këtij viti për shkak të vakancave të krijuara nga dekriminalizimi apo dorëheqjet.

 

Të fundit

Kush janë 3 ministrat që Rama nuk do i largojë kurrë?

Kreshnik Spahiu tha sot për Report Tv se kryeministri Edi Rama pritet të ndryshojë të paktën 90% të kabinetit...

Zelensky: Moska po na tregon se do të vazhdojë luftën

"Rusia vazhdon të lëshojë ultimatume thjesht sepse dëshiron të vazhdojë luftën". Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përsëriti këtë në një konferencë të përbashkët për...

Bastisja e shtëpisë së John Bolton, reagon Trump

Donald Trump ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për bastisjen e FBI-së në shtëpinë e ish-Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare,...

Real Madrid gjen zëvendësuesin ideal të Kroos

Real Madrid është në kërkim të një organizatori të mirëfilltë në mesfushë, një profil që i mungon pas largimeve të Toni Kroos verën e...

Trump: Zelensky dhe Putin janë si vaji me uthullën…

Donald Trump, ka komentuar përpjekjet për të organizuar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, duke përdorur një krahasim...

Lajme të tjera

Web TV