Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Progër, Devoll. Mësohet se dy gra, Bukurie dhe Fatmira Bami, vjehrrë dhe nuse, përkatësisht të moshës 60 dhe 80 vjeç janë gjetur të vrara në shtëpinë e tyre.
Dyshohet se të moshuarat janë vrarë nga fqinji i tyre, por ende nuk ka informacione për rrethanat e ngjarjes së rëndë.
“Më datë 05.03.2022, rreth orës 15:15, jemi njoftuar se në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup shtetaset F. B., rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj B. B., rreth 80 vjeçe. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, po punohet për identifikimin e kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.