Ushtari ukrainas paralajmëron: Me armën anti-tank NLAW shkatërrojmë 5 tanke ruse për 5 minuta

Rrëfimi i një ushtari ukrainas po bën xhiron e rrjetit. Djaloshi 23-vjeçar i quajtur Maksim, pjesëtar i forcave të armatosura të Ukrainës i brigadës Konstantin Ostroshk ka deklaruar se prej tre vitesh është përgatitur për këtë moment.

“Gjatë gjithë kohës është trajnuar me të gjitha armët anti-tank që i ka në dispozicion Ukraina qofshin ato të montuara në mjete të blinduara apo edhe ato që mbahen në kraharor. Së fundmi ka përdorur edhe armën e forcave të huaja e njohur si NLAW. Falë kësaj arme, tanket ruse në Svetlodar do të shndërrohen në një bazë metalesh”,-kanë bërë të ditur pjesëtarë të ushtrisë ukrainase.

23-vjeçari është bërë pjesë e forcave ushtarake në vitin 2019.

“Mund të shkatërrojmë deri në pesë tanke për pesë minuta, pa pasur ndonjë problem”, thotë Maksim tejet krenar.