“Vetëm Putinit i duhet kjo luftë”/ Piloti rus u lutet ukrainasve për mëshirë: Po ndiqnim vetëm urdhrat (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat ukrainase vijojnë rezistencën ndaj Rusisë, ndërsa janë të shumta dëmet që i kanë shkaktuar kësaj të fundit.

Së fundmi, “Daily Mail” ka publikuar një video ku shfaqet një pilot rus duke ju lutur ukrainasve për mëshirë, pasi avioni i tij u rrëzua dhe ai i kap rob.

“Po ndiqnim vetëm urdhra” dëgjohet të thotë ai, teksa qëndron i ulur në gjunjë.

Në disa pamje të tjera shihet një tjetër pilot rus, të cilin ukrainasit e kanë mjekuar edhe avioni i tij u rrëzua. Me një fashë rreth kokës, ai tundi kokën i lodhur ndërsa trupat ukrainase i bënin pyetje.

Pamjet erdhën në një ditë kur forcat ajrore ruse humbën deri në tetë avionë luftarakë, ndërsa duket se dhe ushtria po I kthehet kundër Putinit.

Në një tjetër zhvillim të jashtëzakonshëm dje, Putin u vu nën presionin e ushtarëve të tij për të ndaluar luftën. Në një konferencë shtypi në Kiev, trupat ruse të kapur dënuan misionin dhe u bënë thirrje bashkëqytetarëve të tyre të mblidhen kundër konfliktit.

Andrey Chuvatarevsky, një ushtar që shërbeu me kontratë në rajonin e Moskës, tha: “Rusët, bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar këtë luftë. As Ukraina dhe as Rusia nuk kanë nevojë për këtë luftë. Vetëm Putinit i duhet kjo luftë.”- deklaroi ai.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV