Artan Fuga: Mësuesit që marrin byzylyqe e unaza nga nxënësit janë legenë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga shkruan sot se 7 marsi nuk është dita e mësuesit, por dita e shkollës shqipe.

Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ai i cilëson si legenë mësuesit që në një ditë si kjo e sotmja marrin dhurata nga nxënësit, teksa I bën thirrje prindërve të mos u japin lekë fëmijëve për ti blerë mësuesve dhurata.

Postimi i plotë

7 marsi është dita e shkollës shqipe, jo thjesht e mësuesit! Propaganda e ktheu në ditë të mësuesit, sikundër ktheu 1 majin nga ditë proteste në ditë feste të puntorëve, sikundër ktheu 8 marsin në festën e nënës bashkë me të gruas ku gratë danconin me njera tjetrën në një lloj gati homoseksualizmi femëror i përgjithsuar i mbetur në potencë!

Pra dita e shkollës jo thjesht e mësuesit, pra edhe e nxënësve, e prindërve, etj.

Me këtë rast uroj që mësuesit të heqin dorë nga pranimi i dhuratave materiale që nuk është veçse një korrupsion i përgjithësuar, i ndyrë dhe i përçmuar, që çedukon nxënësit dhe nxënësit uroj ta shohin cdo mësues që pranon byzylyqe, unaza, pantallona, brrekë, syza, telefona, stilokalema, sytjena, etj., gjëra materiale të këtij lloji si një mësues i padenjë, i korruptuar, pra si legen!

Le ta provokojnë duke i dhuruar të tilla ndyrësira për ta parë nëse i pranon ose jo, dhe pastaj çështja është e qartë vetiu!

Prindër mos u jepni asnjë lekë fëmijëve të bëjnë dhurata korruptive për mësuesit. Ka mësues që në 7 mars sillen si tagrambledhës! Duken që në sy, si vishen për festë ku çdo rrobe e trupit duket sikur thotë: “Eeeee, ku i kini dhuratat more qafira!”

Kurse ata që janë vërtetë mësues të mirë duhen respektuar për jetë! Por edhe mësuesit duhet të respektojnë të gjithë nxënësit dhe prindërit!

Të fundit

Shembet çatia e kullës 650-vjeçare në Kinë, turistët vrapojnë të tmerruar (VIDEO)

Vizitorët e një vendi turistik shekullor në Kinën lindore u detyruan të nxitonin pasi qindra tjegulla çatie u shkëputën...

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka. Zbutet masa në arrest...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Lajme të tjera

Web TV