Eriselda Sefa drejt fitores/ Balla për zgjedhjet në Lushnje: Ja ku do fokusohet puna jonë

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka përshëndetur zgjedhjet e zhvilluara në Bashkinë e Lushnjes, ku kanë mbetur pak kuti votimi për t’u numëruar. Kandidatja e Partisë Socialiste, kryeson bindshëm me mbi 20 mijë vota, ndërsa kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Bano numëron më shumë se 11 mijë vota.

Në një prononcim nga Lushnja, Balla tha se priste një pjesëmarrje më të madhe në procesin e votimit.

Ai shprehet se puna e PS-së do të fokusohet kryesisht në çështjet që lidhen me bujqësinë dhe infrastrukturën.

“Pjesëmarrja ka qenë e ulët në të gjithë territorin, në të 6 bashkië. Ne prisnim pak më shumë pjesëmarrje por dje ishte një ditë e vështirë kushtesh atmosferike dhe pse për bujqësinë shiu bereqet. Ne kemi shumë nevojë për bereqet në bashkinë e 7 më të madhe në vend. Ne do fokusohemi në çështjet që lidhen me bujësinë, infrastrukturën. Lushnja do marrë vendin që i takon në numrin e investimeve të bëra” – tha Balla.