Fillon raundi i tretë i bisedimeve Moskë-Kiev, zbulohen 3 kushtet e Rusisë për të ndaluar luftën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur para pak momentesh raundi i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë.

Takimi po zhvillohet në Bjellorusi dhe pritet që palët të arrijnë në një marrëveshje pas dështimit në dy takimet e mëparshme. Më herët u bënë publike dhe kushtet që Rusia ka vendosur ndaj Ukrainës për të ndaluar luftimet.

Sipas mediave të huaja, kushti i parë është që në Ukrainë të vendoset një kryeministër pro-rus. Në kushtin e Rusisë thuhet se Zelensky do vijojë të jetë president, por me kompetenca më të kufizuara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.

Kushti i dytë është që Ukraina të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë si edhe të njohë Luhanskun dhe Donjeckun si republika të pavarura.

Kushti i tretë është ndryshimi i Kushtetutës dhe caktimi në të se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e asnjë blloku perëndimor si NATO apo Bashkimi Evropian. Kjo pikë është theksuar më shumë nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili tha se Rusia do të ndërpresë çdo veprim ushtarak nëse Ukraina pranon kushtet e mësipërme.

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV