“Si bija e Azem Hajdarit kjo më tmerron”/ Ish-deputetja: Berisha e Basha të largohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debateve për disfatën e PD-së i është bashkangjitur edhe ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari, e bija e liderit të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Hajdari shprehet se me Lulzim Bashën e Sali Berishën PD do shkojë drejt shuarjes.

“Si ish deputete e PD kjo më dhemb, e si bija e Azem Hajdarit kjo më tmerron”, ka thënë Hajdari për rezultatin e zgjedhjeve të 6 marsit.

Postimi i plotë

Nuk kam fjalë për ta përshkruar ndjesinë e tmerrshme që pata dje kur pashë se Partia e themeluar nga im atë dhe qindra studentë guximtarë, të cilët luftuan me rregjimin komunist për të instaluar demokracinë në Shqipëri, u katandis nga forca që solli lirinë dhe demokracinë në një parti të vogël e pa mbështetje elektorale.

Si ish deputete e PD kjo më dhemb, e si bija e Azem Hajdarit kjo më tmerron. PD nuk është prona as e Lulzim Bashës e as e Sali Berishës, të cilën ata mund ta shpenzojnë, shpërdorojnë, shkatërrojnë sipas interesit të tyre personal.

PD është themeli i demokracisë shqiptare. Themel i larë me gjakun e njerëzve që dhanë jetën për të e me djersën e ballit të qindra mijëra qytetarëve të cilët besuan dhe luftuan për një Shqipëri ku jetohet me dinjitet e në liri.

Ndaj dua sot ti bëj thirrje si Bashës dhe Berishës që ti japin fund absurdit dhe shkatërrimit të PD, të bëjnë të dy pas dhe ti hapin rrugës një gare e cila do të mundësojë ardhjen në PD të një lidershipi të ri, me vizion, me pasion, me energji dhe pa ngarkesa nga e kaluara.

I bëj thirrje gjithë demokratëve që të mos heshtin më, të mos përulen më para atyre që po shkatërrojnë Partinë Demokratike por të bashkohen për të kërkuar një drejtim të ri.
PD ka qenë partia që i ka bërë shqiptarët të ëndërrojnë për Europën, për një të ardhme të ndritur e plot begati.

Lexo edhe :  “Qeveria po tallet me integrimin”, Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz

PD ka mundësi sërish ta kryejë këtë mision, por kjo nuk arrihet as me Bashën e as me Berishën.
Nëse ata vazhdojnë betejën e tyre për plaçkë e interesa të vogla, nga PD do mbetet veç disa faqe në historinë e Shqipërisë. Ata nuk frymëzojnë më askënd, rezultatet e djeshme e tregojnë qartë këtë.
Çdo demokrat, çdo militant, çdo zyrtar, çdo deputet i PD që nuk ka hyrë aty për plaçkë por për ideal e pasion duhet sot të ngrejë krye e të shpëtojë PD nga shkatërrimi e zhdukja.
SOT! Nesër do të jetë vonë!

Të fundit

PD kërkesë në KQZ, akuza: Ku i kemi materialet filmike?

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave...

Plazhi i Spilles mbulohet nga mjegulla e dendur, pushuesit vijojnë plazhin

Plazhi i Spilles në Kavajë është përfshirë ditën e sotme nga një mjegull e dendur dhe nga një erë e fortë. Në foto shihen qartë...

Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, rreth orës 16:30 në qytetin e Korçës, ku një i mitur me spektrin autik ka...

Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, të përfshira 3 automjete

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor ‘Shkodër-Lezhë’, ku janë përfshirë tre automjete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se...

Mesfushori i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

Thomas Partey është zyrtarisht i akuzuar nga Policia britanike për pesë raste të përdhunimit dhe një rast të sulmit seksual. Ngjarjet dyshohet të kenë...

Lajme të tjera

Web TV