A do të largohet nga Ukraina? Zelensky: Nëse unë iki do të jem gjallë, por jo më një njeri!

Teksa SHBA-të dhe vendet e BE-së i kanë ofruar atij mundësinë për tu larguar nga Ukraina, presidenti Zelensky nuk ka pranuar duke thënë më herët se “nuk kam nevojë për taksi, por për armë”.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zelensky ka thënë se nëse ai do të ikte nga vendi, do të ishte një tjetër njeri.

“Unë jam një qytetar i shtetit tim, një president i zgjedhur në mënyrë legjitime. Nëse do të largohesha nga Ukraina do të isha gjallë, por nuk do të isha më një njeri”, u shpreh ai.

Presidenti deklaroi se populli ukrainas nuk është gati për ultimatume. Mes të tjerash ai shtoi se është e rëndësishme që njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës dhe të jetojnë në këtë shtet.