Kush është shqiptari që i’u bashkua luftës në Ukrainë, vëllai i këngëtares së njohur

Dy shqiptarë të Kosovës kanë bërë me dije se do t’i bashkohen luftës në Ukrainë.

Sipas mediave kosovare mësohet se njëri prej tyre, Maliq Behluli, është vëllai i këngëtares së njohur, Shyhrete Behluli.

Që ata kanë lidhje familjare dëshmohet edhe në komentet e njëri-tjetrit në rrjetin social Instagram.

Në një foto ku Maliqi e uron vajzën e tij për ditëlindje, Shyhrete Behluli ka komentuar ndër të tjera “qoftë e lumtur zemra e hallës”.

Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës.