Lajm i fundit/ Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike, pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Deklarata e plotë:

Partia Demokratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimmarrje për shpëtimin e demokratëve të sakrifikuar një dekadë.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!

Të fundit

Nafta vazhdon rënien ndërsa rritet frika për recesionin global

Çmimet e naftës ranë më tej të hënën, ndërsa Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi se do të vazhdojë...

Zgjedhjet e 11 Majit, delegacioni i OSBE-ODIHR vizitë në SPAK

Delegacioni i OSBE-ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e 11 Majit, ka shkuar paraditen e kësaj të mërkure në SPAK. Sipas informacioneve takimi zhvillohet...

Kini kujdes! Ana e “errët” e trendit Ghibli, fotot tuaja ruhen dhe…

Javët e fundit nuk ka ndodhur të mos kemi ndeshur foto të transformuara me versionin e ChatGPT “Ghibli” në rrjetet sociale. Duket shumë bukur...

Çfarë fshihet pas takimit mes Eglit dhe Olsit?

Ajo që nuk pritej, ndodhi: takimi mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos u realizua prime-n e mbrëmshëm të Big Brother. Nuk pritej, sepse çifti janë...

Lufta tregtare SHBA-Kinë arrin pikën pa kthim, bota drejt kolapsit?

Lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës është intensifikuar pas kërcënimeve të Presidentit Trump për të dyfishuar tarifat ndaj Kinës, duke i vendosur ato deri...

Lajme të tjera

Web TV