A do të arrihet në një marrëveshje paqeje? Nis takimi i Lavrov me Kulebën

Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e saj të tretë, ka nisur takimi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Kievit zyrtar.

Dmitro Kouleba, ministri i Jashtëm ukrainas po takohet sot në Antalia me ministrin e Jashtëm të Rusis, Lavrov, me ndërmjetësimin e homologut turk, Mevlut Çavusoglu.

Ky është takimi i parë i niveleve kaq të larta mes dy vendeve, që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt.

Sergei Lavrov u nis dje nga Rusia për në Turqi për të marrë pjesë në një forum që mbahet në një resort turistik për të takuar Kulebën.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka rritur përpjekjet e ndërmjetësimit që nga shpërthimi i krizës, tha të mërkurën se Turqia “mund të bisedojë me Ukrainën dhe Rusinë”. “Ne po punojmë që kjo krizë të mos kthehet në tragjedi”, shtoi ai.