Basha është kllouni i Ramës, PD më e fortë pa Berishën si kryetar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Karaj

Zgjedhjet e 6 marsit në prodhuan një rezultat katasrofik për PD-në zyrtare, e cila doli forcë e tretë, çka solli edhe reagimin e mbështetësve të Bashës në Grupin Parlamentar që i kërkuan të japë dorëheqje. A mendoni se Basha do të dorëhiqet dhe nëse jo, si mund të jetë sërish kryetar i një force politike që elektorati nuk e votoi, por as kupola drejtuese nuk e mbështet?

Vendoret e 6 Marsit faktuan edhe në letër tashmë se kush e përfaqëson opozitën reale në vend. E ka shprehur që kohë më parë se Lulzim Basha ka humbur çdo legjitimitet në PD, ndaj edhe qëndrimi i tij, de jure në krye të kësaj force politike, thjesht shton më shumë agoninë e opozitarizimit në Shqipëri dhe lumturon Edi Ramën dhe mazhorancën, që ky i fundit përfaqëson. Për mednimin tim, deklarata që i vuri kapak largimit të Bashës nga PD-ja, nga ku syresh dolën kundër edhe ata që deri para pak kohësh e mbronin me istikam në dorë, ishte: “…unë nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje”. Kjo lloj arrogance kaloi çdo kufi imagjinar, për cilindo që ka dy pare mend në kokë. Ndaj edhe pjesa më e madhe e deputetëve të PD-së u yshtën për t’i kërkuar dorëheqjen e menjëhershme. Kur një kryetar partie nuk pranon as këtë humbje kaq flagrante, të bën të besosh fort se ai ka probleme jo thjesht të realitetit në të cilin jeton, por edhe psiqike.

Si mundet që një parti e cila e ka drejtuar për 13 vjet vendin dhe që konsiderohet si forca kryesore opozitare, të jetë kaq e paorganizuar sa të mos paraqesë dot as komisionerë në një bashki 15 km larg kryeqytetit? A nuk duhet që minimalisht kryetari i saj (Basha) dhe drejtuesi politik (znj.Tabaku), të mbajnë përgjegjësi? Si mundet që kryetari i PD-së të shkojë dy herë në Dibër dhe të mos përmendë projektin më famëkeq të këtj shekulli, Skavicën? Si mundet që të shkosh për fushatë në Durrës dhe të mos përmendesh, qoftë edhe sa për sy e faqe, “aferën” mega-multimilionere të portit? Si mundet që të shkosh në Lushnjë dhe të mos flasësh asnjë fjalë për drejtuesin politik të kundërshtarit dhe maskaradën që ai përfaqëson? Të gjitha këto të nxjerrin lehtasi në deduksionin se Lulzim Basha është tërësisht dhe thelbësisht “i kapur”, një klloun i Ramës, me të cilin ndan pushtet politik dhe financiar. E pra, ky nuk mund te jetë kryetar i PD-së.

Krahas konfirmimit të PS-së si forcë e parë në 5 bashki (ndryshimin bëri vetëm Shkodra që zgjodhi Bardh Spahinë, kandidatin e Berishës), a vërtetuan këto zgjedhje që Berisha ka mbështetjen në elektoratin tradicional të PD-së?

Absolutisht po. Shikoni, më shumë sesa mbështetja ndaj Berishës, kjo votë duhet parë si një revoltë ndaj Bashës. Ka shumë anëtarë, militantë dhe jo vetëm, të PD-së që nuk e duan rikthimin e Berishës. Madje unë do të theksoja se nëse Berisha nuk do të kandidojë për kryetar të PD-së, kjo forcë do të ketë më shumë shanse për të qenë më e fortë sesa me ish-liderin historik në krye të saj. Berisha ka fajin kryesor sepse ishte ai që e solli dhe e mbështeti këtë Bashë, por reflektimi që bëri gjatë muajve të fundit mjafton për një “mea culpa” dhe një rithemelim real të PD-së. Sigurisht unë i qëndroj faktit se koha e tij ka përfunduar dhe se PD-ja ka nevojë urgjente për një lidership të ri. Në këtë frymë i lexoj edhe zgjedhjet e fundit, të cilat vërtetuan se Bashën nuk e dëshiron më në krye pjesa më e madhe e antarësisë, por sakaq, edhe abstenimi, mospesëmarrja e madhe e qytetarëve në zgjedhje, të bën të llogjikosh se zgjidhja nuk mund të jetë Berisha.

Lexo edhe :  Kapitalizmi grabitqar shqiptar: nga tokat e xanuna te përvetësimi pasurisë publike

Në llogari matematikore, por edhe frymë në këto zgjedhje, nëse mblidhen votat e PD zyrtare bashkimit politik Berisha-Meta, sërish opozita nuk arrin të mposhtë mazhorancës. Çfarë nevojitet që opozitarizmi të jetë më i madh në vlerë vote?

E thashë edhe më lart, duhet një lidership i ri. Pas 30 viteve dhe një seri zullumesh me kosto të lartë për qytetarët, Shqipëria duhet të hapë një faqe të re të historisë së vet. Dhe këtë gjë më mirë se cilido mund ta bëjë PD-ja e re. Unë besoj fort se kjo forcë politike ka shumë figura, të rinj dhe të vjetër politikisht, të cilët mund të hapin një sipar të ri jo vetëm për këtë forcë politike, por edhe për gjithë vendin. Unë jam për një bashkim të madh, duke filluar që nga ish-të përndjekurit politikë, të lënë në harresë deri diku edhe nga qeveria Berisha gjatë viteve 2005-2013, tek të anashkaluarit si Patozi, Topalli, Imami, Majlinda Bregu, Nishani, etj, dhe deri tek të përjashtuarit “pa dekret”, Vokshi, Shehaj, Këlliçi, etj, etj. Kështu që nëse bashkon të gjithë këta faktorë, atëherë unë besoj se ajo matematikë votash do të ndryshojë sa hap e mbyll sytë.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme ishte se morën pjesë në votime rreth 30% e zgjedhësve. Përse ky refuzim dhe si mund të lexohet pjesëmarrja e ulët?

Refuzimi ishte i dukshëm dhe ka vetëm një protagonist: Lulzim Basha. Ky njeri nuk të frymëzon. Ndaj në këtë aspekt patë në votime vetëm njerëzit e mazhorancës dhe militantët e thekur të PD-së. Pjesa gri, ajo që gjoja pretendon se do të fitonte Basha, asqë e mori mundimin të dilte nga shtëpia. Kësaj shtoji edhe kurbën e lartë të emigrimit që ka pllakosur vendin, sidomos që pas humbjes së PD-së dhe forcave të tjera opozitare pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Ndaj kjo lloj pjesëmarrje ishte mëse e pritshme. Nëse do kishte pasur frymë apo edhe besim tek lidershpi i PD-së, atëherë me siguri do kishim pasur edhe një rezultat tjetër në zgjedhje. Pikërisht edhe për këtë arsye, Lulzim Basha nuk duhet të jetë më asnjë sekondë në krye të PD-së dhe opozitës. Sa më shpejt të mbarojë kjo agoni, aq më mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. E kundërta na shndëron në një Serbi të vogël, ku kryetari i opozitës është kryetar parlamenti, pra bashkëqeverisje totale.

Të fundit

Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda...

Kupa e Botës për Klube, Messi: “Mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët”

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e...

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është një destinacion turistik i...

Një çadër në plazhin publik të Shëngjinit kushton 700 lekë! Pushuesit ankohen për çmimin

Në Shëngjin, vera ka sjellë fluks të madh pushuesish nga Shqipëria e Kosova. Hapësirat në plazhet publike këtë vit janë shtuar por pushuesit shprehen të...

Kur paga bëhet drejtësi dhe drejtësia shndërrohet në pazar

Endri Kajsiu 1. Drejtësi për pagat apo paga për drejtësinë? Në Shqipëri, drejtësia është për vite me radhë në qendër të reformave të mëdha. U investua...

Lajme të tjera

Web TV