BE kundër anëtarësimit të shpejtë të Ukrainës, Rutte: Disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë 10 vite që presin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Versajë pranë Parisit janë mbledhur në një samit dy ditor (10.03 – 11.03) kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së. Në qendër të diskutimeve është situata në Ukrainë pas sulmit nga Rusia si dhe problemi i furnizimeve me gaz në vendet e BE-së. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz përpara se të nisej për në Versajë tha, se është shumë e rëndësishme, që ne të vazhdojmë të ndjekim më tej ato për çfarë kemi vendosur në të shkuarën”. Në këtë kontekst ai iu referua Marrëveshjes së Asocimit, që ka vendosur BE-ja me Ukrainën në vitin 2017 dhe që synohet thellimi i raporteve politike dhe ekonomike. “Ky është kursi, që ne duhet të ndjekim.”

Ngjashëm është shprehur edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte:Disa vende të Ballkanit Perëndimor po përpiqen prej dhjetë vjetësh të bëhen anëtarë të BE-së, kini parasysh Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.” Disa shtete të BE-së insistojnë ashtu si edhe vet Ukraina për një anëtarësim të shpejtë të vendit pas sulmit të Rusisë.

Përpara samiti kancelari Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron ishin konsultuar me presidentin rus Vladimir Putin për gjendjen në Ukrainë. Këtë e konfirmuan të tria palët. Scholz dhe Macron kanë insistuar për një armëpushim të menjëhershëm, deklaruan presidenca franceze dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane. Çdo zgjidhje e luftës në Ukrainë duhet të arrihet përmes bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, kanë bërë të qartë gjatë bisedës telefonike Macron dhe Scholz. Të tre politikanët kanë vendosur, që të mbeten në kontakt gjatë ditëve të ardhëshme, bëhet e ditur në Berlin./ DW

Të fundit

Gjykata vendos: Tarifat e Trump mbeten në fuqi sa të përfundojë procesi i apelimit

Gjykata Federale e Apelit në Uashington i lejoi sot Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të...

Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029?/ Ja si përgjigjet Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sërish sot gjatë një konference për shtyp nga selia blu atë që ai e quan farsë elektorale në...

“Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar”/ Berisha nuk njeh limite pas humbjes

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka deklaruar se janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve, sipas tij, nga kryeministri Edi...

Rama fut në ‘shkollë verore’ gjeneratën e re të deputetëve socialistë

Vendimi i Partisë Socialiste për të rifreskuar ndjeshëm grupin parlamentar me figura të reja, pa histori politike të mëparshme, ka sjellë me vete edhe...

VIDEO/ Dhori Kule flet pas daljes nga SPAK: Ishte një problem i thjeshtë

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka dalë nga ambientet e SPAK-ut. Kule deklaroi se është thirrur për rolin që ka pasur si anëtar...

Lajme të tjera

Web TV