Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Kjo Javë” ka recur edhe situatën, atë që po ndodh në Ukrainë. Rama tha se është dramatike impakti që ka pasur në tregjet ndërkombëtare.
Rama po ashtu tha se nëse lufta vazhdon, rriten më tej çmimet, do të kemi një skenar tjetër per t’ju ardhur ne ndihme familjeve shqiptare.
Lufta në Ukrainë
Më vjen mirë që fjalët për misionet tona janë me superlativa dhe përfaqësimi ynë është në të njëjtën nivel me ato të Këshillit të Sigurimit. Nuk prisja që zotëria i Kremlinit të shkonte në këtë pikë. Ajo që është dramatike është efekti i mjenjëhershëm në të gjitha tregjet. Nuk dimë sa do të zgjasë, impakti në ekonomi. Sot paketën e kemi projektuar për 3 muajt e ardhshëm do të kalojmë në një skenar tjetër. Të jemi të vetëdijshëm dhe kurajozë.
Skenari tjetër?
Mund të shkojë puna që të bjeri oferta për energjinë edhe të rriten akoma më shumë çmimet e produkteve.
Telefonata me Zelenskyn?
Unë e kam takuar dhe jo vetëm e kam folur. Është një njeri në një mision që ka vendosur jetën e tij në mbrojtje të vendit.
Çfarë do t’i thonit Putin?
Unë nuk e kam takuar asnjëherë dhe nuk di çfarë t’ju them
A keni shpresa se do të përfundojë lufta?
Deri tani arsyet për optimizëm janë minimale.
Vendet po janë zemërgjera për ukrainasit. Nëse do të jetë e nevojshme për një numër të konsiderueshëm refugjatësh do t’i pranojmë.