Krifca dhe Balla takim me fermerët që kultivojnë luleshtrydhe në Kafaraj: Fermerët të aplikojnë në skemën kombëtare të mbështetjes

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca së bashku me drejtuesin politik të qarkut Fier Taulant Balla kanë zhvilluar takime me fermerët e kultivimit të luleshtrydhes në Kafaraj.

Ministrja Krifca u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë për të përfituar në Skemën Kombëtare dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin për të ndërtuar një bujqësi më të konsoliduar dhe të strukturuar.