Ukraina: Nuk përjashtohet mundësia e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund të nxisë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë në konflikt, ka thënë presidenti polak, Andrzej Duda për transmetuesin britanik, BBC.

I pyetur nëse beson se presidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorim të armëve kimike, Duda ka thënë se “kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë që prej Luftës së Dytë Botërore”.

“Nëse më pyesni nëse Putin mund të përdorë armë kimike, mendoj se Putin mund të përdorë gjithçka tani, sidomos kur është në këtë pozitë të vështirë. Politikisht ai e ka humbur këtë luftë, dhe në aspektin ushtarak, ai nuk po e fiton atë”.

I pyetur nëse përdorimi i armëve të tilla mund të nxisë ndërhyrje të NATO-s, Duda the se, “natyrisht, secili shpreson që ai nuk do t’i përdorë ato”.

“Nëse ai përdor armë të shkatërrimit masiv, kjo do të ndryshonte rregullat e lojës. Natyrisht, (NATO) do të duhej të ulej në tavolinë dhe të mendonte seriozisht si të vepronte, sepse atëherë situate do të nisë të bëhet e rrezikshme, jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën”.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë në një takim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se “ka shqetësime serioze se Rusia mund të planifikojë të përdorë armë kimike ose biologjike kundër popullit ukrainas”.

Nga ana tjetër Turqia është shprehur se nuk do të ndjekë Perëndimin në sanksionet që i janë vendosur Rusisë. Këtë deklaratë, sipas medias ruse Tass, e ka bërë Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Ndërkohë, këshilltari i Presidentit Ukrainas, Mykhailo Podoliak tha sot se nuk përjashtohet mundësia që Presidenti Zelensky të takohet personalisht me Presidentin Putin, duke nisur nga java që vjen. Nga ana e tij edhe zëdhënësi i Kremlinit Dmytry Peskov nuk e përjashton një takim mes Putin dhe Zelenskyt, por sipas tij thelbësore për të mundësuar takimin do të jetë saktësimi i temave të diskutimit mes tyre.

Lexo edhe :  Senatori amerikan Graham: Po afron një "pikë kthese" në luftën Rusi-Ukrainë

Sakaq, në Ukrainë rreth 1 milion njerëz kanë mbetur pa gaz dhe pa energji elektrike për t’u ngrohur. Inxhinierët u penguan të arrinin në një qendër të shpërndarjes së gazit në Bashtanka për shkak të luftimeve të vazhdueshme. Një qendër në Prybuzke u mbyll për shkak të dëmtimit të pajisjeve.

Të fundit

99% e të rinjve shqiptarë çdo ditë online, por të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në...

Të Qytetërohemi ose të Turpërohemi, mes Shkundjes dhe Përgjegjësisë

Nga Fejzo Subashi. Nuk ka pushtet të përkryer. As qeveri ideale. Por ka momente që nuk mund të kalohen në heshtje. Ky është një nga...

Zbardhet vendimi/ Koeficienti i ri i indeksimit rrit pensionet e reja në vitin 2025!

Është miratuar në parim vendimi për indeksimin e bazës së vlerësuar të vitit 2023 për efekt të llogaritjes së pensioneve, i cili do të...

Rrënjët e rrumpallës së territorit: Ligji 7501 apo Berisha-92?

Nga Eduard Zaloshnja Deri në fund të vitit 1990, e gjithë toka e Republikës së Shqipërisë ishte pronë e shtetit – fakt juridik i konsakruar...

Krisje totale me tifozët, Interi kërcënohet me gjyq: Na hoqët lirinë

Një përplasje e ashpër po nxeh edhe më shumë marrëdhëniet mes klubit të Interit dhe bërthamës më të zjarrtë të tifozërisë së saj, “Curva...

Lajme të tjera

Web TV