Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Dita e Verës dhe kuptimi i kësaj feste pagane, si u trashëgua ajo deri në ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit(Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”) Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave. Si dëshmi po sjellin këtu dy përshkrime të kuptimit dhe kremtimit të “Ditës së Verës” njëra për krahinat jugore, tjetra për malësitë veriore. Janë përshkrime të botuara në kohën kur në Shqipëri nuk kishte parti politike, madje në kohën kur as institucionet klerikale nuk futnin hundët në kremtime të ashtuquajtura pagane. Përshkrimin e parë e kemi nga i madhi Faik Konica, i cili gati 100 vjet më parë, në kohën e sundimit osman, shkruante me atë stilin e vet elegant. Ç’është Dita e Verës? Shqiptare kanë secila Ditë të tyre të Verës brenda kësaj jave që mbahet në formë festivali në gjithë trojet. Vjet p. sh. qyteti i Shkodrës festonte në dt. 15 mars. Caktimi i datës kryhet krejt nga ana praktike duke marrë parasysh ditën më të qëndrueshme me diell brenda kësaj jave për secilën krahinë. N.q.s. vihet re në krahinat e Shqipërisë së Mesme, 14 marsi ka qenë gjithnjë ditë me diell dhe e ngrohtë, ndërsa ditët e mëpasme shpesh janë me re dhe madje dhe shi. Duke synuar një ditë të tillë, secila krahinë në bazë të nën klimës së vet cakton një datë me ditën më të qëndrueshme të dielltë, brenda kësaj jave. Data mund të puqet dhe me një a më shumë krahina të tjera, por gjithnjë në vartësi të anës praktike dhe nuk është e thënë që secila krahinë të ketë doemos datën e vet. Është klima vendore që ka fjalën e fundit dhe për këtë është e nevojshme njohja e zonës, pasi festimi është organik dhe jo artificial. Për këtë arsye dhe mënyra e festimit ndryshon sipas krahinave, gjë që i jep dhe bukurinë e vet festivalit në rang kombëtar. Një sqarim tjetër që shpeshherë është i nevojshëm. Pse dita quhet e Verës, kur në fakt festivali është pranveror ? Kjo ndodh sepse në kalendarin diellor ilir/shqiptar (dhe të disa popujve të tjerë), ka vetëm dy stinë, Verë dhe Dimër, dhe stinët nisin me barasnetët (ekuinokset) në mars e shtator dhe arrijnë mesin me solsticet në qershor e dhjetor, atëherë kur festohet përkatësisht Mesvera dhe Mesdimri.

Të fundit

Historia e pabesueshme e termitit kamikaz që shpërthen për të mbrojtur folenë

Në vitin 2012, një grup studiuesish nga Republika Çeke zbuluan se termiti Neocapritermes taracua , i cili jeton në Guajanën Franceze , ka zhvilluar...

Kërpudhat dhe bakteret patogjene udhëtojnë në lartësi falë erërave

Kërpudhat dhe bakteret që mund të infektojnë njerëzit bëjnë udhëtime ndërkombëtare falë rrymave në lartësi të mëdha: për herë të parë, midis qindra mikroorganizmave të identifikuar në...

Një shtrëngim duarsh historike midis Izraelit dhe Palestinës/ Marrëveshjet e Oslos

Presidenti i SHBA Bill Clinton bashkon dy ish-armiq të hidhur, udhëheqësin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Yasser Arafat dhe kryeministrin e atëhershëm izraelit Yitzhak Rabin , në një...

Kush ishte në të vërtetë Mona Lisa e pikturuar nga Leonardo da Vinci?

Monna (një zvogëluese e "madonna", për t'u kuptuar si "zonjë") Lisa , e lindur Lisa Gherardini (1479-1542), gruaja e Francesco del Giocondo (1465-1538), një tregtar pëlhurash...

Kombinimi i duhur i këtyre frutave funksionon kundër tensionit të lartë të gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një simptomë tashmë shumë e përhapur në një mori moshash. Disa nga problemet me të shpeshta të zemrës shkaktohen...

Lajme të tjera

Web TV