Plagosi nënën si hakmarrje për vrasjen e babait, rrëfimi i motrës: Jam shkëputur nga ta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

28-vjeçari Ajet Lleshi, i cili plagosi nënën e tij me thikë disa ditë më parë pranë Institutit në Kamzë, i ka treguar gjykatës se e kishte blerë thikën në kryeqytet pasi kishte ardhur nga Klosi me qëllim për ta lënduar. Por ajo çfarë u kuptua nga dëshmitë e lexuara para gjykatës, është se i riu prej vitesh jetonte në një ambient ku nxitej për kryerjen e krimit të rëndë, për të cilin duket se nuk është penduar.

Nëna e tij, Safije Lleshi disa vite më parë ka vrarë burrin, siç rezulton nga dëshmitë për shkak të dhunës që ai ushtronte, krim për të cilin ka vuajtur dënimin. Motra e të riut i ka thënë hetuesve se i vëllai ka qenë gjithmonë i dhunshëm, teksa shton se pasi nëna ka dalë nga burgu, ku vuajti dënimin për vrasjen e të atit, njerëzit e këtij të fundit i kanë thënë se duhet ta vriste.

“Unë kur isha e vogël kam dëgjuar nënën time nga ana e babait dhe xhaxhain që i flisnin keq vëllait tim për mamanë dhe herë pas herë thonin se duhet ta vriste atë. Unë jam shkëputur nga vëllai dhe mamaja përpara shumë kohësh dhe nuk di çfarë është bërë”.

Vetë Safije Lleshi ka treguar për hetuesit që sapo e ka parë djalin t’i afrohet, e ka pyetur nëse i duheshin Lekë, por ai nuk i ka folur e ka goditur dhe është larguar.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV